VEDAT BAJRAMI ÇON XHULIN NË GJYKATË PËR SHPIFJE
Written by radio wave on October 23, 2026
Përplasja mes Vedat Bajramit dhe Xhuli Nurës po merr një tjetër kthesë, këtë herë jashtë debateve të showbiz-it! Aktori ka vendosur të ndjekë rrugën ligjore ndaj Xhulit, pas deklaratave të saj në një podcast, të cilat ai i konsideron shpifëse dhe fyese.
Sipas informacionit të bërë publik, përfaqësuesja ligjore e Bajramit, Besjana Ismajli, ka konfirmuar se autorizimi i saj lidhet me përfaqësimin e tij në gjykatë, pa dhënë detaje të tjera për çështjen.
Kujtojmë se Xhuli kishte bërë akuza të rënda ndaj aktorit gjatë një interviste, duke pretenduar se dispononte prova për deklaratat e saj. Tashmë, përplasja mes tyre pritet të marrë rrugë ligjore, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet çështja.
Nga debatet e vjetra të Big Brother VIP Kosova te një përballje e mundshme në gjykatë, duket se kjo histori është ende larg fundit!