Current track

Title

Artist

Laert Vasili shpërthen pas largimit nga Për’puthen: Ironi dhe akuza ndaj produksionit

Written by on February 20, 2026

Aktori Laert Vasili ishte i ftuar së fundmi në emisionin ABC e Mëngjesit në ABC News Albania, ku komentoi hapur përjashtimin e tij nga Për’puthen, duke mos kursyer ironitë dhe kritikat.

Ai la të kuptohej se vendimi mund të ketë ardhur për shkak të standardeve të dyfishta në program. Sipas tij, situata u dramatizua vetëm sepse ishte një puthje mes një mashkulli dhe një femre, ndërsa raste të tjera nuk kishin shkaktuar reagim. “Kam përshtypjen që problemi ishte që ishte puthje mashkull me femër. Dy femra janë puthur në emision dhe nuk pati shqetësim,” u shpreh ai me ironi.

I pyetur nga moderatori Enkel Demi për arsyen e puthjes, aktori u shfaq i qetë dhe pa pendesë. Ai tha se gjithçka ndodhi spontanisht dhe nuk e konsideron një veprim të rëndë. Sipas tij, edhe reagimi në studio kishte qenë pozitiv, me të qeshura dhe duartrokitje nga publiku.

Më tej, Laerti e cilësoi puthjen si një moment “teatral” dhe shtoi se nderi i askujt nuk lidhet me një situatë të tillë në një program televiziv. Ai ironizoi edhe produksionin dhe moderatoren Megi Pojani, duke bërë krahasime me vendime diktatoriale të së kaluarës.

Aktori përmendi edhe një moment të mëparshëm në ekran, kur Megi kishte shkëmbyer një puthje me Aulona Musta, duke thënë se situata të tilla nuk kishin shkaktuar reagim.

Në fund, ai u ndal te fjalimi i moderatores pas largimit të tij, duke thënë se mënyra si u komunikua vendimi e kishte bërë të ndihej i nënvlerësuar. Me tone ironike, Vasili e krahasoi situatën me përjashtime politike të së shkuarës, duke shtuar se ishte trajtuar si një “antivlerë” për programin.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist