Current track

Title

Artist

Një ninullë për Gazën: Ermal Meta emocionon Sanremon me “Stella Stellina”

Written by on February 26, 2026

Një performancë e ndjerë dhe thellësisht simbolike shënoi ngjitjen e Ermal Meta në skenën e Festival di Sanremo 2026. I frymëzuar nga një vajzë e vogël nga Gaza dhe nga një ninullë për të bijën, artisti prezantoi “Stella Stellina”, një baladë që i dedikohet fëmijëve që përballen me pasojat e luftës.

Melodia e butë dhe e brishtë krijoi një kontrast të fortë me realitetin e ashpër që përshkon tekstin. Në një skenë të zhveshur nga teprimet, ishte mesazhi ai që mori vëmendjen kryesore.

Një nga detajet më domethënëse të mbrëmjes ishte emri “Amal” i qëndisur në jakën e këmishës së Metës — një simbol që, sipas artistit, nuk përfaqëson vetëm një histori të vetme, por të gjitha fëmijët e pafajshëm të Gazës. Në rrjetet sociale, ai sqaroi se protagonistja e këngës është një vajzë pa emër të caktuar, “ndoshta me të gjithë emrat”, duke përmendur Aysha, Amal, Layla, Nour e Hind si emra që përfaqësojnë një dhimbje kolektive.

Kjo nuk është hera e parë që Meta prek tema të ndjeshme përmes artit të tij. Me Vietato morire ai solli në fokus plagën e dhunës në familje, ndërsa në Festival di Sanremo 2018 triumfoi krah Fabrizio Moro me këngën Non mi avete fatto niente.

Me “Stella Stellina”, Ermal Meta rikthehet në Sanremo me një krijim që nuk kërkon vetëm duartrokitje, por reflektim. Një ninullë që në vend të qetësojë, zgjon ndërgjegje.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist