Current track

Title

Artist

Dasmë dhe propozim në një natë: DJ Gimbo i ulet në gjunjë Selinin në Big Brother VIP Albania

Written by on March 4, 2026

Një tjetër ceremoni që premton të ndezë ekranin po përgatitet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Tradita e “martesave” simbolike brenda formatit rikthehet, duke sjellë sërish një nga momentet më të ndjekura dhe më të diskutuara të çdo edicioni.

Këtë herë, pas një votimi të hapur për publikun, dy emrat që do të vendosin kurorë brenda mureve të shtëpisë janë DJ Gimbo dhe Selin. Zgjedhja e tyre ka ndezur menjëherë rrjetin, ndërsa pritshmëritë për një dasmë plot surpriza janë të larta.

Gjithçka mori një kthesë të papritur në çastin kur u bë publik vendimi. Mes batutave dhe të qeshurave, Selin la të kuptohej se ende nuk kishte marrë një propozim të mirëfilltë martese. Por atmosfera ndryshoi brenda sekondash.

DJ Gimbo u ngrit në këmbë para gjithë banorëve dhe, në një skenë që askush nuk e kishte parashikuar, bëri propozimin simbolik. Momenti kulmoi kur ai i vendosi në dorë një unazë me vlerë të veçantë emocionale, duke treguar se e mban gjithmonë me vete dhe se është një trashëgimi nga i ati.

Gjesti solli habi dhe reagime të menjëhershme në shtëpi, ndërsa publiku tashmë pret me kureshtje ceremoninë që pritet të kthehet në një tjetër spektakël brenda spektaklit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist