Ermiona Lekbello thyen heshtjen për “Ferma VIP 3”
Written by radio wave on March 9, 2026
Teksa pritet të nisë edicioni i ri i spektaklit Ferma VIP, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë të personazheve që mund të bëhen pjesë e tij. Mes tyre u përfol edhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Ermiona Lekbello.
Megjithatë, ajo ka reaguar publikisht duke i mohuar këto aludime. Përmes një InstaStory, Lekbello ka sqaruar ndjekësit se lajmet për pjesëmarrjen e saj në spektakël nuk janë të vërteta.
“Dua të sqaroj ndjekësit e mi të dashur se nuk ka asgjë të vërtetë në këto lajme për praninë time në Ferma VIP”, u shpreh ajo.
Në reagimin e saj, ish-banorja theksoi gjithashtu se nuk ka asnjë marrëveshje të finalizuar për t’u bërë pjesë e formatit dhe se gjithçka që po qarkullon në media mbetet në nivel thashethemesh.
Ndërkohë, është konfirmuar se prezantimin e këtij edicioni të Ferma VIP do ta marrë përsipër moderatorja e njohur Arbana Osmani.
Ermiona Lekbello u bë një nga personazhet më të komentuara gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP Albania, ku u pëlqye nga publiku për karakterin dhe mënyrën se si e zhvilloi lojën brenda shtëpisë.