Milani fiton derbin me Interin, vendos goli i Estupinan
Written by radio wave on March 9, 2026
AC Milan ka marrë një fitore të rëndësishme në derbin e qytetit ndaj rivalit Inter Milan, duke triumfuar me rezultat minimal 1:0 në ndeshjen e javës së 28-të në Serie A.
Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 35-të nga mbrojtësi Pervis Estupiñán, i cili i dha avantazhin kuqezinjve që në pjesën e parë.
Në fraksionin e dytë të lojës, skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu u shfaq më kërkuese në fushë dhe tentoi disa herë të gjente golin e barazimit, por pa arritur të ndryshojë rezultatin.
Me këtë fitore, AC Milan ngjitet në kuotën e 60 pikëve dhe mban vendin e dytë në renditje, ndërsa Inter Milan mbetet lider me 67 pikë.