Gjesti para gjykatës sot
Written by radio wave on March 13, 2026
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahet sot seanca e parë dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur për publikun me emrin artistik Gjesti.
Artisti u ndalua të mërkurën nën dyshimin për tri vepra penale: armëmbajtje pa leje, kanosje dhe dëmtim të pasurisë.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar se Prokuroria Themelore ka dorëzuar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.
Seanca dëgjimore për shqyrtimin e kësaj kërkese pritet të zhvillohet sot duke filluar nga ora 09:30.