Historia e Nikol merr tjetër kthesë, reagon familja
Written by radio wave on March 16, 2026
Një rrëfim i ndjerë gjatë prime-it të fundit të Big Brother VIP Albania ka tërhequr vëmendjen e publikut. Modelja 22-vjeçare Nikol tregoi se prej tetë vitesh nuk ka komunikim me nënën e saj, një histori personale që u bë pjesë e diskutimeve edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Pas këtij momenti emocional, reagimi erdhi në emisionin Fan Club, ku nëna e banores dërgoi një letër publike. Në mesazhin e saj, ajo theksoi se e vërteta e historisë së tyre familjare u përket vetëm atyre të dyjave.
“Historia ime dhe e vajzës time na përket vetëm ne. Të vërtetën e dimë unë dhe Nikol. Unë nuk jam person publik, pavarësisht se historia ime u bë publike prej zgjedhjes së vajzës sime”, thuhej në letrën e saj.
Në të njëjtin emision pati edhe një lidhje telefonike me gjyshen e Nikol, e cila u shpreh se marrëdhënia mes nënës dhe mbesës së saj është një çështje që ato e kanë zgjidhur vetë.
“Unë nuk e di, ato të dyja e kanë zgjidhur vetë edhe ajo e ka zgjedhur rrugën e saj. Ajo ka zgjedhur të mos flasë me mbesën time, unë nuk kam çfarë t’i them”, u shpreh gjyshja.
Biseda mori edhe një kthesë më të lehtë kur moderatorja Kiara Tito e pyeti gjyshen nëse ka ndonjë djalë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania që mund t’i pëlqejë Nikol. Me humor, ajo u përgjigj se zgjedhja i takon vetëm mbesës së saj.
“Ajo e di vetë zgjedhjen e saj, nëse ajo e do, nëna gati është”, tha gjyshja, duke e mbyllur bisedën me një notë më optimiste.