Current track

Title

Artist

Familja e DJ Gimbos kërkon falje për imitimin ndaj Brikena Selmanit

Written by on March 17, 2026

Pas kritikave që u shkaktuan nga një video virale në të cilën DJ Gimbo u pa duke bërë mimikë ndaj Brikena Selmani, familja e tij ka reaguar publikisht në Instagram, duke kërkuar falje për çdo keqkuptim.

Në postimin e tyre, ata theksojnë se nuk ka qenë qëllimi i DJ Gimbos të ofendojë apo të nënçmojë Brikenën ose familjen e saj. Familjarët e artistit shpjegojnë se situata ka ndodhur ndërsa ai ndodhet në izolim dhe nën presionin e lojës në Big Brother Albania, duke e bërë ndonjëherë të vështirë kontrollin e reagimeve në mënyrë të qetë.

“Respekti ndaj çdo personi dhe familjeje është shumë i rëndësishëm për ne dhe shpresojmë që kjo të kuptohet si një situatë e momentit. Kërkojmë falje sinqerisht dhe shpresojmë në mirëkuptim,” thuhet në deklaratën e familjes.

Ky reagim duket se synon të qetësojë situatën dhe të shmangë keqinterpretimet, duke treguar se imitimi nuk ishte i qëllimshëm dhe se presioni i lojës në Big Brother mund të ndikojë te banorët në momente të caktuara. Familja kërkon që publikisht ky incident të shihet si një situatë e momentit dhe jo si një qëllim për të ofenduar.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist