Gimbo mëson në studio për arrestimin e Gjestit
Written by radio wave on March 18, 2026
Pas daljes nga Big Brother VIP Albania, DJ Gimbo u përball me një lajm tronditës për mikun e tij, Gjesti.
Gjatë intervistës në studio, moderatori Ledion Liço i bëri të ditur se artisti është përfshirë në një incident në zyrat e kompanisë që menaxhonte materialet e tij online, ku dyshohet për kërcënim ndaj stafit.
Si pasojë, ndaj Gjestit është vendosur masa e paraburgimit 30-ditor dhe ai aktualisht ndodhet në burg.
I befasuar nga lajmi, Gimbo reagoi me humor, por edhe shqetësim, duke theksuar se mbi të gjitha rëndësi ka që miku i tij të jetë mirë. Ai shtoi se tani që është jashtë, do të përpiqet ta ndihmojë në çdo mënyrë të mundshme.