Current track

Title

Artist

Ferma VIP 3 mes të qeshurave dhe lotëve: Jonida e Moza tremben nga pula, Vanesa shpërthen emocionalisht

Written by on March 30, 2026

Një tjetër ditë dinamike ka nisur sot në “Ferma VIP 3”, ku rutina e zakonshme e mëngjesit u shoqërua me punë, humor, por edhe tensione të forta emocionale mes fermerëve.

Që në orët e para, pjesëmarrësit janë angazhuar në ndarjen e detyrave dhe në kujdesin për kafshët, ndërsa në fermë ka mbërritur edhe veterineri. Vizita e tij ka qenë e rëndësishme për mbarëvajtjen e fermës, pasi ai ka dhënë udhëzime të detajuara për mënyrën e trajtimit të kafshëve dhe sjelljen e duhur ndaj tyre, duke i këshilluar fermerët të tregohen më të kujdesshëm dhe më të përgjegjshëm.

Por përveç angazhimeve serioze, atmosfera nuk ka qenë pa momente komike. Një situatë që bëri të gjithë të qeshnin ndodhi gjatë përkujdesjes për shpendët, kur Jonida Maliqi dhe Moza Ahmeti u trembën nga një pulë, duke shkaktuar reagime spontane dhe të qeshura të shumta nga pjesëmarrësit e tjerë.

Megjithatë, pas humorit, dita mori një kthesë tjetër.

Vanesa është parë dukshëm e ngarkuar emocionalisht dhe nuk ka mundur t’i mbajë lotët. Ajo ka shpërthyer gjatë një momenti tensioni, duke kërkuar të komunikojë me Again, ndërsa mes emocioneve ka shprehur hapur pakënaqësitë dhe ndjesitë e saj për sjelljet e disa prej banorëve.

“E di kush e bën për kamera dhe kush jo. E ndjej kush më thot me shpirt ‘sa e mirë je’ dhe kur dikush e thot ndryshe”, është shprehur Vanesa, duke lënë të kuptohet se ndjen mungesë sinqeriteti në marrëdhëniet brenda fermës.

Në anën tjetër, edhe Sara ka bërë një deklaratë që u interpretua si sinjal i qartë se tensionet dhe rivalitetet po shtohen çdo ditë e më shumë.

“Njërëzit që bëjnë gabimë në këtë lojë justifikohen me faktin që është lojë, sepse nuk duan që të mendojnë të tjerët se ashu janë në të vërtetë”, është shprehur ajo, duke nënkuptuar se disa prej fermerëve po fshehin karakterin e tyre të vërtetë pas strategjisë së lojës.

Kështu, kjo ditë në “Ferma VIP 3” solli një përzierje të fortë emocionesh: punë dhe disiplinë për fermën, situata gazmore që lehtësuan atmosferën, por edhe shpërthime që tregojnë se loja po bëhet gjithnjë e më e ashpër dhe më personale.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist