Current track

Title

Artist

Kanye West ndal koncertin në LA dhe shpërthen ndaj stafit

Written by on April 3, 2026

Kthimi i Kanye West në Los Angeles u shoqërua me tension, pasi reperi ndaloi papritur koncertin në SoFi Stadium për shkak të problemeve me piroteknikën dhe ndriçimin.

Gjatë këngës “Good Life”, ai u shfaq i irrituar dhe bërtiti ndaj ekipit, duke kritikuar lëvizjen e dritave dhe duke e krahasuar shfaqjen me një skenë diskoteke. Pasi stafi ndërhyri disa herë, koncerti rifilloi dhe publiku reagoi me duartrokitje.

Ky koncert është pjesë e serisë “Ye: Homecoming”, që shënon rikthimin e tij në skenat amerikane pas vitit 2021. Një nga momentet më të spikatura ishte dalja në skenë e vajzës së tij 12-vjeçare, North, e cila këndoi para rreth 70 mijë spektatorëve.

Megjithatë, koncerti u shoqërua edhe me polemika, pasi West vazhdon të kritikohet për deklarata antisemitike të së kaluarës. Ai pritet të performojë sërish në stadium të enjten, ndërsa debatet për përfshirjen e tij në evente të mëdha vazhdojnë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist