Current track

Title

Artist

Hailee Steinfeld bëhet nënë për herë të parë

Written by on April 3, 2026

Më pak se një vit pas martesës së saj, aktorja dhe këngëtarja Hailee Steinfeld ka njoftuar se është bërë nënë. Ajo ndau lajmin e lumtur në Instagram, duke zbuluar se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Josh Allen.

Çifti shprehu gëzimin e madh për ardhjen në jetë të vajzës së tyre, por ende nuk kanë zbuluar emrin e saj.

Steinfeld, e njohur së fundmi për rolin në “Blood & Sinners” përkrah Michael B. Jordan, dhe ylli i futbollit amerikan Josh Allen u lidhën për herë të parë në maj 2023. Pas një viti, ata e konfirmuan publikisht lidhjen në rrjetet sociale dhe në fund të majit 2025 kurorëzuan dashurinë me martesë.

Tani, çifti ka hapur një kapitull të ri në jetën e tyre me ardhjen e fëmijës së parë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist