Selin “thyen” rregullat dhe trazon shtëpinë e big brother
Written by radio wave on April 3, 2026
Një sfidë e re në “Vëllai i Madh” vuri në provë durimin dhe bashkëpunimin e banorëve, të cilët për herë të parë u ndanë në çifte dhe u detyruan të qëndronin me të njëjtën bluzë për pesë orë. Çifti që do të rezistonte më gjatë do të fitonte një çmim surprizë.
Gjatë sfidës, banorët kryen disa detyra që kërkonin koordinim, si gatimi, kujdesi për pamjen e njëri-tjetrit, plotësimi i një puzzle dhe prezantimi i një ore në fund.
Por situata u tensionua kur Selin vendosi të prishte rregullin, duke hequr bluzën e përbashkët dhe duke e prezantuar orën e vetme. Ajo tha se nuk do të lejonte që Rogerti të fitonte përballë saj, duke shkaktuar reagime dhe diskutime mes banorëve.
Prodhimi ende nuk ka sqaruar nëse veprimi i saj do të ndikojë në rezultatin e sfidës, por momenti është kthyer menjëherë në një nga më të komentuarit e javës.