Current track

Title

Artist

SHBA dhe Irani bien dakord për armëpushim dyjavor, por tensionet mbeten të larta

Written by on April 8, 2026

Pak para skadimit të ultimatumit të Donald Trump, SHBA dhe Irani ranë dakord për një armëpushim dyjavor, ndërsa Teherani njoftoi rihapjen e përkohshme të ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më strategjike të transportit detar.

Të dyja palët e prezantuan marrëveshjen si një fitore diplomatike dhe konfirmuan nisjen e bisedimeve në Pakistan për një zgjidhje më të qëndrueshme të konfliktit. Megjithatë, Izraeli sqaroi se marrëveshja nuk përfshin përplasjet me Hezbollah-un në Liban.

Pavarësisht armëpushimit të shpallur, tensionet në rajon mbeten të larta. Alarmet për raketa dhe sulmet kanë vijuar në disa vende, duke treguar se situata mbetet e ndjeshme dhe çdo përparim diplomatik mund të rrezikohet lehtë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist