Nga thashethemet te puthja: Indri dhe Vanesa ndezin “Ferma VIP”
Written by radio wave on April 16, 2026
Marrëdhënia mes Indrit dhe Vanesës në Ferma VIP duket se ka hyrë në një fazë krejt të re, duke kaluar përtej aludimeve dhe afrimit të zakonshëm që publiku kishte vënë re prej ditësh.
Gjatë një feste të organizuar brenda fermës, dyshja u shfaq më e afërt se kurrë. Të rrethuar nga atmosfera festive, muzika dhe banorët e tjerë, ata u panë duke kërcyer pranë njëri-tjetrit, të veshur me një stil “country” që i dha edhe më shumë ngjyra momentit. Por ajo që tërhoqi vërtet vëmendjen ishte çasti kur afërsia mes tyre kulmoi në një puthje, e cila u kap nga kamerat dhe tashmë po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Ky zhvillim konsiderohet si një kthesë e fortë në raportin e tyre, sidomos pas deklaratave të mëparshme të Vanesës. Vetëm pak ditë më parë, ajo kishte ndarë emocionet e saj në dhomën e “Agait”, duke pranuar se po përjetonte një situatë të ndërlikuar shpirtërore. Madje, ajo kishte kërkuar falje ndaj partnerit që kishte jashtë lojës, duke lënë të kuptohej se ndodhej përballë një dileme të fortë.
Megjithatë, momentet e fundit në fermë sugjerojnë se ndjenjat kanë marrë drejtimin e tyre, pavarësisht hezitimeve. Afrimiteti mes Indrit dhe Vanesës tashmë nuk duket më si një miqësi e zakonshme, por si një histori që po zhvillohet para syve të publikut, duke shtuar edhe më shumë interesin për atë që pritet të ndodhë në vazhdim.