Ndarja që tronditi Ferma VIP, vjen reagimi nga vanesa
Written by radio wave on May 28, 2026
Një nga momentet më dramatike të këtij sezoni në “Ferma VIP” ndodhi mbrëmjen e së hënës, kur aktori Indri Shiroka vendosi të ndahej nga Vanesa Sono në transmetim direkt.
Vendimi erdhi përmes një letre emocionale që ai ia dedikoi ish-partneres së tij, e cila tashmë ndodhet jashtë fermës. Situata surprizoi publikun dhe banorët, të cilët mbetën të shtangur nga mënyra e papritur se si përfundoi marrëdhënia mes tyre.
Pas spektaklit, rrjetet sociale shpërthyen me reagime të shumta. Ndjekësit u ndanë menjëherë në dy kampe: disa vlerësuan sinqeritetin e Indrit për ta thënë hapur vendimin e tij, ndërsa të tjerë e konsideruan veprimin të ftohtë dhe të pamenduar.
Por diskutimet nuk përfunduan aty. Gjatë një bisede me Sara Karajn, aktori Elvis Pupa hodhi një deklaratë që u interpretua gjerësisht si një thumbim indirekt ndaj Indrit.
“Gjithë mashtruesit kanë me vuajtur në këtë jetë, gjithë manipulatorët se vuajnë se e varin jetesën e vet te manipulimi i të tjerëve”, u shpreh ai gjatë bisedës, duke ngritur menjëherë dyshime te publiku për kë e kishte fjalën.
Deklarata bëri xhiron e rrjetit në pak minuta dhe mori edhe më shumë vëmendje pasi u ripostua nga vetë Vanesa në InstaStory. Ky veprim i saj u interpretua nga ndjekësit si një reagim i heshtur ndaj mënyrës se si përfundoi raporti me Indrin.
Drama në “Ferma VIP” duket se sapo ka hyrë në një tjetër fazë, ndërsa publiku po pret me kureshtje reagimet dhe zhvillimet e radhës.