Yll Limani rikthehet fuqishëm me “Ta Kom Fal”
Written by radio wave on May 29, 2026
Pas mega suksesit të albumit “Thirrëm Sot ose Nesër”, Yll Limani ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut me projektin e tij më të ri muzikor, “Ta Kom Fal”, kënga që shënon publikimin e parë të artistit për këtë vit.
Balada e re vjen me atmosferë emocionale dhe një rrëfim që prek ndjenjat e dashurisë, faljes dhe reflektimit, elemente që Ylli di t’i sjellë në mënyrën më autentike për publikun e tij.
Një pjesë shumë e rëndësishme e projektit është edhe videoklipi, i cili është realizuar në Berlin dhe mban vulën e një prej produksioneve më të njohura gjermane. Pamjet artistike, estetika filmike dhe realizimi modern i japin klipit një dimension krejt tjetër, duke e kthyer atë në më shumë se një videoklip muzikor.
“Ta Kom Fal” vjen pas një periudhe tepër të suksesshme për artistin, ku albumi i tij i fundit u kthye në një nga projektet më të dëgjuara dhe më të komentuara në skenën shqiptare.
Ndërkohë, Yll Limani po vazhdon edhe turneun e tij muzikor në vende të ndryshme të rajonit, ku po performon para mijëra fansave dhe po shijon një nga momentet më të forta të karrierës së tij.
Me këtë projekt të ri, Ylli dëshmon edhe një herë se di të eksperimentojë dhe të sjellë risi, pa humbur identitetin artistik që e ka bërë një nga emrat më të pëlqyer të muzikës shqiptare.