Current track

Title

Artist

Ralf Schumacher martohet me partnerin e tij në Saint Tropez

Written by on June 3, 2026

Një kapitull i ri ka nisur për ish-pilotin e Formula 1, Ralf Schumacher. Legjenda e automobilizmit i ka thënë “po” partnerit të tij, Étienne Bousquet-Cassagne, në një ceremoni elegante të zhvilluar në Saint Tropez, një nga destinacionet më luksoze të Rivierës Franceze.

Të veshur me kostume identike në nuanca blu të errët, të kombinuara me këmisha të bardha dhe kravata elegante, çifti mbërriti në bashkinë lokale ku kurorëzoi dashurinë përpara familjarëve dhe miqve të afërt.

Ceremonia shënoi fillimin e një fundjave festive tre-ditore, ku morën pjesë rreth 110 të ftuar. Një rol të veçantë në këtë ditë të rëndësishme pati edhe David Schumacher, djali i Ralfit, i cili qëndroi pranë të atit si shoqërues i dhëndrit.

Historia e dashurisë mes Schumacher dhe biznesmenit francez nisi në vitin 2022, pas një njohjeje në Monako. Vetë Étienne ka treguar më herët se u mahnit që në takimin e parë, duke e përshkruar si një rast klasik të dashurisë me shikim të parë.

Marrëdhënia e tyre u bë publike në vitin 2024, kur Ralf Schumacher vendosi të flasë hapur për jetën e tij personale, një vendim që tërhoqi vëmendje të madhe në media dhe opinionin publik.

Edhe pse fillimisht lajmi shkaktoi reagime dhe polemika, sidomos pas komenteve të ish-bashkëshortes së tij, situata duket se është qetësuar. Madje, pas shpalljes së fejesës, ajo uroi publikisht çiftin për lumturi dhe sukses në jetën e tyre të re.

Dasma në Saint Tropez ka qenë një nga ngjarjet më të komentuara të ditëve të fundit, duke sjellë në qendër të vëmendjes jo vetëm karrierën e suksesshme të ish-pilotit, por edhe historinë e tij personale, e cila tashmë ka marrë një drejtim të ri.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist