skandal! Ministrja serbe trondit me deklaratën për Kosovën
Written by radio wave on July 14, 2026
Një deklaratë e ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviq, ka shkaktuar valë reagimesh pasi ajo u shpreh se, nëse do të kishte pasur lirinë e veprimit që sipas saj kishte Sllobodan Millosheviqi, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën” në vitin 1998.
Komenti u bë gjatë një interviste për median serbe Kurir, ku ministrja tha se, sipas saj, Serbia kishte bërë gabime në atë periudhë dhe shtoi se do të kishte vepruar ndryshe nëse do të kishte pasur kompetenca të plota.
Deklarata ka ngjallur reagime të forta, pasi i referohet një prej periudhave më të errëta të historisë së Kosovës. Gjatë luftës së viteve 1998–1999, forcat serbe kryen vrasje, masakra dhe dëbime masive ndaj popullsisë civile shqiptare. Mbi një milion shqiptarë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, ndërsa mijëra të tjerë u vranë ose rezultojnë ende të zhdukur.
Pjesa e intervistës është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur reagime dhe dënime nga përdorues të shumtë, të cilët e kanë cilësuar deklaratën si të papranueshme dhe provokuese.