Current track

Title

Artist

Vdes daniel siad, agjenti i modeleve i lidhur me Jeffrey Epstein

Written by on July 23, 2026

Daniel Siad, rekrutues francez modelesh dhe një emër i përmendur në dosjet që lidhen me Jeffrey Epstein, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Colombes, pranë Parisit. Ai ishte 69 vjeç.

Autoritetet franceze kanë hapur një hetim për të zbardhur rrethanat e vdekjes, ndërsa autopsia pritet të përcaktojë shkakun zyrtar.

Emri i Siadit ishte përmendur nga disa prej grave që akuzuan Jeffrey Epstein për abuzime. Një prej viktimave kishte deklaruar se ishte pikërisht ai që e kishte prezantuar me financierin amerikan, duke pretenduar se rekrutonte vajza të reja për t’ia prezantuar atij. Siad i mohoi vazhdimisht këto akuza dhe këmbënguli se nuk kishte dijeni për aktivitetet kriminale të Epstein.

Në Francë, ai ishte gjithashtu objekt hetimi pas disa kallëzimeve për përdhunim, akuza të cilat i kishte hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur.

Avokatët që përfaqësojnë viktimat thanë se vdekja e tij i privon ato nga mundësia për të marrë përgjigje dhe për ta parë të përballet me drejtësinë, pasi ai nuk arriti të merrej në pyetje nga autoritetet.

Ngjarja rikthen në vëmendje edhe rastin e Jean-Luc Brunel, një tjetër bashkëpunëtor i lidhur me Jeffrey Epstein, i cili u gjet i vdekur në një burg në Paris në vitin 2022. Vetë Epstein humbi jetën në vitin 2019 në një burg në New York, në një rast që autoritetet amerikane e klasifikuan si vetëvrasje.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist