Current track

Title

Artist

Flakët kërcënojnë Bordeaux. evakuohen mbi 220 mijë persona

Written by on July 27, 2026

Zjarret që kanë përfshirë rajonin Gironde në Francë po marrin përmasa alarmante, duke detyruar autoritetet të organizojnë një nga evakuimet më të mëdha të muajve të fundit. Mbi 220 mijë banorë janë larguar nga zonat e rrezikuara, ndërsa vetëm gjatë natës së fundit rreth 55 mijë persona u detyruan të braktisin banesat e tyre.

Situata mbetet kritike pasi flakët po afrohen gjithnjë e më shumë drejt qytetit të njohur të Bordeaux. Temperaturat ekstreme dhe erërat e fuqishme po e bëjnë edhe më të vështirë punën e ekipeve të zjarrfikësve, të cilat vijojnë betejën për të frenuar përhapjen e zjarrit.

Ndërkohë, nga Spanja vijnë sinjale disi më pozitive. Autoritetet bëjnë të ditur se vatrat pranë Madridit janë drejt stabilizimit, megjithëse rreziku për riaktivizimin e tyre vazhdon të mbetet i lartë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist