Current track

Title

Artist

Kritika për Nolanin nga përkthyesja e librit odisea

Written by on July 27, 2026

Edhe pse përkthimi i saj i “The Odyssey” konsiderohet një nga frymëzimet kryesore për adaptimin e Christopher Nolan, Emily Wilson nuk e ka kursyer kritikën ndaj filmit të shumëpritur. Studiuesja e letërsisë klasike thotë se versioni kinematografik nuk arrin të përcjellë emocionin dhe thellësinë që e bëjnë veprën e Homerit kaq të veçantë.

Sipas Wilson, personazhi i Odiseut, i interpretuar nga Matt Damon, nuk krijon lidhjen emocionale me publikun dhe paraqitet ndryshe nga heroi inteligjent e plot ironi i poemës origjinale. Ajo shton se edhe Athinaja, e luajtur nga Zendaya, është transformuar në një figurë që përfaqëson më shumë ndërgjegjen e protagonistit sesa perëndeshën e fuqishme që ndikon drejtpërdrejt në fatin e tij.

Wilson ka vënë në dukje edhe mungesën e disa elementeve që, sipas saj, janë thelbësorë në “Odise”. Ajo thekson se filmi nuk i kushton rëndësi temave si mikpritja, ushqimi dhe rikthimi i heroit në familje, të cilat zënë një vend qendror në veprën e Homerit.

Megjithatë, ndikimi i Emily Wilson në këtë projekt mbetet i padiskutueshëm. Përkthimi i saj i botuar në vitin 2017 vazhdon të konsiderohet një nga versionet më të vlerësuara të eposit dhe ka shërbyer si një nga referencat kryesore për vizionin kinematografik të Christopher Nolan.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist