Current track

Title

Artist

Diddy në telashe në burg, mund ti zgjatet dënimi

Written by on July 27, 2026

Sean “Diddy” Combs është përfshirë në një incident brenda burgut federal në New Jersey, duke përfunduar përkohësisht në izolim pas një përplasjeje me një tjetër të burgosur.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, konflikti nisi pasi reperi dyshohet se u provokua dhe u ofendua nga një i burgosur tjetër. Situata u përshkallëzua shpejt, duke detyruar stafin e burgut të ndërhynte dhe ta transferonte Diddyn në izolim.

Ende nuk dihet nëse ai vazhdon të mbahet në këtë regjim, por incidenti mund të ketë pasoja për të ardhmen e tij. Autoritetet pritet të shqyrtojnë rrethanat e ngjarjes për të përcaktuar nëse ai mban përgjegjësi për përplasjen.

Diddy po vuan një dënim me burg për vepra penale që lidhen me prostitucionin dhe, sipas afatit aktual, pritet të lirohet në shkurt të vitit 2028. Megjithatë, çdo shkelje e rregullave gjatë qëndrimit në burg mund të ndikojë në datën e lirimit të tij.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist