G-Bani HAP GOFUNDME…kërkon ndihmën e fansave për këngën e re
Written by radio wave on July 29, 2026
Reperi shqiptar G-Bani ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të sjellë projektin e tij më të ri muzikor. Artisti ka hapur një fushatë në platformën GoFundMe, duke u bërë thirrje fansave ta mbështesin financiarisht për realizimin e këngës së re me titull “Assasin”.
Në mesazhin e tij publik, G-Bani shprehet se hip-hopi me mesazhe sociale po përballet me mungesë mbështetjeje dhe se artistët e pavarur e kanë gjithnjë e më të vështirë të financojnë projektet e tyre. Sipas tij, kjo është arsyeja pse ka vendosur t’i drejtohet drejtpërdrejt publikut.

Pas gati 30 vitesh në skenë, reperi thotë se dëshiron të vazhdojë të trajtojë tema sociale dhe politike përmes muzikës. “Assasin” do të jetë vazhdim i linjës protestuese që ai ka ndjekur me këngët “In Extrems” dhe “Diktatori”, ndërsa frymëzimi për projektin e ri lidhet edhe me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.

Përmes kësaj nisme, G-Bani synon të mbledhë 2,000 paund, të cilat do të përdoren për të mbuluar të gjitha kostot e produksionit, nga orkestrimi dhe regjistrimi, deri te miksimi, masterizimi dhe realizimi i videoklipit zyrtar.