Current track

Title

Artist

UEFA përplaset me FIFA-n: “Futbolli nuk është në shitje”

Written by on July 29, 2026

Një përplasje e fortë ka shpërthyer mes UEFA-s dhe FIFA-s, pasi organizata europiane ka kundërshtuar publikisht planin e presidentit Gianni Infantino për të lejuar investime private në aktivitetet tregtare të Kupës së Botës.

Sipas raportimeve, FIFA synon të krijojë një njësi të re të quajtur FIFA Forward Enterprise, ku investitorë privatë do të mund të blejnë aksione minoritare. Projekti, që vlerësohet rreth 15 miliardë paund, synon të tërheqë mbi 3 miliardë paund investime për zhvillimin e kompeticioneve më të mëdha të FIFA-s.

Por reagimi i UEFA-s ka qenë i menjëhershëm dhe shumë i ashpër. Në deklaratën e saj, organizata thekson se futbolli nuk mund të trajtohet si një produkt që shitet në treg dhe se një vendim i tillë rrezikon të cenojë parimet mbi të cilat është ndërtuar sporti.

“Shpirti dhe qeverisja e futbollit nuk janë asete që mund të tregtohen. Askush nuk është pronar i futbollit dhe ai nuk është pronë e FIFA-s për t’u shitur”, thuhet në reagimin zyrtar të UEFA-s.

Plani pritet të diskutohet dhe të hidhet në votim gjatë Kongresit të FIFA-s në muajin mars, ku 211 federatat anëtare do të vendosin nëse do t’i japin dritën jeshile një prej projekteve më të debatueshme në historinë e organizatës.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist