Current track

Title

Artist

Bota e muzikës në zi, ndahet nga jeta DJ legjendar Kavinsky

Written by on July 30, 2026

Skena ndërkombëtare e muzikës elektronike është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të DJ-së dhe producentit francez Kavinsky, emri i vërtetë i të cilit ishte Vincent Belorgey. Artisti u gjet i pajetë në banesën e tij në Paris në moshën 50-vjeçare.

Autoritetet franceze kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Sipas Prokurorisë së Parisit, në vendngjarje nuk janë konstatuar shenja që të sugjerojnë rrethana të dyshimta.

Kavinsky u kthye në një ikonë të muzikës elektronike falë hitit “Nightcall”, kënga që u bë fenomen global pasi u përfshi në kolonën zanore të filmit “Drive”, me Ryan Gosling në rolin kryesor. Projekti u prodhua nga Guy-Manuel de Homem-Christo, një nga anëtarët e legjendarëve Daft Punk.

Gjatë karrierës së tij, artisti publikoi albumet “OutRun” dhe “Reborn”, duke ndërtuar një identitet unik muzikor të frymëzuar nga videolojërat e viteve ’80, filmat kult dhe estetika retro-synthwave. Së fundmi, ai ishte ngjitur edhe në skenën e ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike në Paris.

Përveç muzikës, Kavinsky u shfaq edhe në disa projekte televizive dhe kinematografike, ndërsa stili i tij karakteristik ndikoi një brez të tërë artistësh të muzikës elektronike.

Me largimin e tij, bota humbet një nga emrat më të veçantë të skenës elektronike, ndërsa trashëgimia e Kavinsky pritet të vazhdojë të frymëzojë fansat dhe producentët në mbarë botën.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist