Current track

Title

Artist

Shkurte Fejza bëhet pjesë e një filmi amerikan

Written by on August 11, 2026

Zëri i Shkurte Fejzës do të dëgjohet në filmin amerikan “The Journalist Mission”, një produksion që sjell në fokus ngjarjet e Luftës së Kosovës dhe synon t’i prezantojë ato para publikut ndërkombëtar.

Sipas informacionit të bërë publik në rrjetet sociale, skenari i filmit është ndërtuar i frymëzuar nga emocioni dhe melodia e këngës ikonike “Mora Fjal”, një prej krijimeve më të njohura të artistes shqiptare.

Në njoftimin e publikuar thuhet se historia e filmit është zhvilluar nën frymëzimin e kësaj kënge, duke e kthyer muzikën e Shkurte Fejzës në një element të rëndësishëm të rrëfimit artistik.

Ky është një tjetër moment i rëndësishëm për artin shqiptar, pasi një nga zërat më të dashur të muzikës popullore bëhet pjesë e një produksioni ndërkombëtar që trajton një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë së Kosovës.

Përfshirja e këngës “Mora Fjal” në film pritet të sjellë një dimension më emocional në rrëfim, duke i dhënë publikut të huaj mundësinë të njohë jo vetëm historinë, por edhe trashëgiminë muzikore dhe kulturore shqiptare.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist