Current track

Title

Artist

Europa përvëlohet nga i nxehti, temperatura rekord në disa shtete

Written by on August 14, 2026

Një valë e fortë të nxehti po përfshin Europën, duke vendosur miliona qytetarë përballë temperaturave ekstreme dhe duke shtuar shqetësimet për pasojat në shëndet, mjedis dhe infrastrukturë.

Franca, Italia, Spanja dhe Britania janë ndër vendet më të prekura, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se mbi 135 milionë europianë do të përballen me temperatura që kalojnë 35 gradë Celsius. Në disa zona të Francës, termometri ka shënuar deri në 42.5°C, ndërsa në Paris temperaturat kanë arritur në 38°C.

Edhe Britania po përjeton një verë të pazakontë. Temperaturat kanë kaluar 36°C në dhjetëra rajone të vendit, duke e afruar atë drejt verës më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë.

Kushtet ekstreme atmosferike kanë favorizuar përhapjen e zjarreve në disa shtete europiane, ndërsa thatësira dhe mungesa e reshjeve vazhdojnë të rëndojnë situatën. Autoritetet në disa zona kanë shtuar masat e sigurisë dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Sipas shkencëtarëve, valët e shpeshta dhe gjithnjë e më intensive të të nxehtit lidhen me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor. Ekspertët paralajmërojnë se fenomene të tilla pritet të bëhen më të zakonshme në vitet e ardhshme, duke rritur rrezikun për shëndetin e popullsisë dhe ekosistemet në mbarë kontinentin.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist