Current track

Title

Artist

Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet në Abu Dhabi

Written by on August 21, 2026

Përshkallëzimi i situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme ka prekur edhe skenën muzikore ndërkombëtare, duke çuar në anulimin e dy eventeve të rëndësishme në Abu Dhabi.

Shakira ishte planifikuar të performonte më 21 nëntor në festivalin “Offlimits”, por organizatorët kanë njoftuar anulimin e eventit. Të gjithë personat që kishin blerë bileta pritet të rimbursohen, ndërsa festivali mund të rikthehet në vitin 2027.

Edhe koncerti i Christina Aguilerës, i planifikuar për 25 shtator, është anuluar. Platforma Ticketmaster ka konfirmuar anulimin, por ende nuk është bërë e ditur një datë e re për performancën.

Të dyja aktivitetet ishin shtyrë më herët për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë dhe problemeve të shkaktuara në transportin ajror.

Tensionet në rajon dhe kërcënimet e vazhdueshme kanë bërë që organizatorët të marrin masa të shtuara për eventet ndërkombëtare. Për momentin, fansat e dy yjeve të muzikës duhet të presin për një mundësi tjetër për t’i parë në skenën e Abu Dhabit.

Anulimet tregojnë se pasojat e krizës në Lindjen e Mesme po prekin gjithnjë e më shumë edhe industrinë e argëtimit dhe aktivitetet kulturore ndërkombëtare.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist