Current track

Title

Artist

Selin Bollati dhe DJ Gimbo, një hap më tej në lidhjen e tyre

Written by on August 21, 2026

Historia e dashurisë së Selin Bollatit dhe DJ Gimbos duket se po vazhdon edhe pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 5”.

Çifti, i cili u afrua gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ka vazhduar lidhjen edhe jashtë reality show-t. Selin, e cila u shpall edhe fituese e edicionit të pestë, ka zbuluar së fundmi një detaj të ri për jetën e tyre private.

Gjatë një bisede me ndjekësit në Instagram, ajo ka bërë të ditur se tashmë Selin dhe DJ Gimbo bashkëjetojnë, duke treguar se marrëdhënia e tyre ka kaluar në një tjetër etapë.

Dyshja kishte tërhequr vëmendjen që gjatë qëndrimit në shtëpi, ndërsa lidhja e tyre u shndërrua në një prej historive më të komentuara të këtij edicioni. Madje, gjatë programit ata zhvilluan edhe një ceremoni simbolike martese, e cila u transmetua në “Big Brother VIP”.

Tashmë, jashtë kamerave dhe vëmendjes së reality show-t, Selin dhe Gimbo duket se po shijojnë jetën së bashku, ndërsa bashkëjetesa është një tjetër dëshmi se lidhja e tyre ka vijuar edhe pas përfundimit të aventurës televizive.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist