Ola dhe Adioni konfirmojnë sërish lidhjen, dedikimet romantike në rrjetet sociale
Written by radio wave on August 25, 2026
Ola dhe Adioni, çifti i njohur nga “Ferma VIP”, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së fansave edhe pas përfundimit të reality-show-t.
Së fundmi, Adioni ka publikuar në profilin e tij një fotografi pranë Olës, duke treguar edhe një herë publikisht afërsinë mes tyre. Postimi nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit, të cilët kanë ndjekur historinë e çiftit që nga ditët e tyre në “Ferma VIP”.

Edhe Ola ka bërë një veprim të ngjashëm. Ajo ka shpërndarë në “Story” profilin e Adionit, duke e shoqëruar me një dedikim të shkurtër: “Tani edhe nji Bio Hers”, së bashku me emoji zemre.
Gjesti i saj është interpretuar si një tjetër shenjë dashurie dhe përkëdheljeje ndaj partnerit.
Duket se, edhe pas largimit nga ferma, Ola dhe Adioni po vazhdojnë lidhjen e tyre dhe nuk ngurrojnë ta ndajnë me publikun një pjesë të momenteve të tyre së bashku.