Labinot Rexha pëson aksident, publikon pamjet e makinës së dëmtuar
Written by radio wave on August 25, 2026
Këngëtari Labinot Rexha ka ndarë me ndjekësit pamje të një automjeti të dëmtuar pas një aksidenti rrugor.
Në fotografinë e publikuar në rrjetet sociale shihet një makinë e zezë me dëmtime të dukshme në pjesën e përparme. Krahas imazhit, Rexha ka shkruar: “Pa zarar, një aksident i vogël”, duke lënë të kuptohet se ngjarja nuk ka pasur pasoja serioze.

Këngëtari nuk ka dhënë më shumë detaje për rrethanat e aksidentit dhe as për personat që mund të kenë qenë të përfshirë.
Megjithatë, nga mesazhi i tij duket se situata është mbyllur pa pasoja të rënda, ndërsa dëmet në automjet kanë qenë të konsiderueshme.