Current track

Title

Artist

Bes Kallaku me unazë në gisht, martesa me Ejonën? Aktori ndez aludimet

Written by on August 25, 2026

Bes Kallaku ka rikthyer vëmendjen te jeta e tij private pas një fotografie të publikuar së fundmi në rrjetet sociale.

Në imazh, aktori shfaqet duke u lutur përpara një kryqi, ndërsa ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është një unazë në gishtin e tij. Detaji ka mjaftuar që fansat të nisin aludimet se Besi mund të ketë marrë një tjetër hap të rëndësishëm në marrëdhënien me partneren e tij, Ejonën.

Kallaku nuk ka dhënë asnjë shpjegim për unazën. Ai e ka shoqëruar fotografinë vetëm me mesazhin: “Faleminderit Zot”.

Edhe kënga e zgjedhur për postimin, “Happiest Year” nga Jaymes Young, ka bërë që fotografia të interpretohet në mënyrë romantike nga ndjekësit.

Besi e ka bërë publike prej kohësh lidhjen me Ejonën dhe ka treguar hapur rëndësinë që ajo ka në jetën e tij. Në janar të këtij viti, ai madje zbuloi një tatuazh me emrin e saj, datën 25.12.2025 dhe dedikimin “Trëndafil në kohë lufte”.

Megjithatë, pavarësisht aludimeve të shumta, nuk ka ende një konfirmim nga Bes Kallaku apo Ejona se ata janë fejuar ose martuar. Për momentin, gjithçka mbetet një mister i vogël i krijuar nga unaza dhe postimi i fundit i aktorit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist