Cristiano Ronaldo surprizon pas martesës, shfaqet me flokë biondë
Written by radio wave on August 25, 2026
Vetëm pak ditë pas martesës me Georgina Rodríguez, Cristiano Ronaldo ka surprizuar fansat me një ndryshim të papritur në pamjen e tij.
Ylli portugez është shfaqur me flokë biondë, duke lënë përkohësisht pas ngjyrën e errët që ka mbajtur prej kohësh.
Ronaldo u shfaq për herë të parë me look-un e ri më 15 gusht, gjatë një ndeshjeje në Riad, ku ishte së bashku me Georginën dhe familjen. Pak ditë më vonë, ai e mbajti të njëjtën pamje edhe gjatë një ndeshjeje të Saudi Pro League dhe në ceremoninë përmbyllëse të Esports World Cup.

Ndryshimi vjen menjëherë pas martesës së çiftit, e cila u zhvillua më 11 gusht në Cascais të Portugalisë, në një ceremoni private dhe intime.
Për ditën e martesës, Ronaldo kishte zgjedhur një stil elegant dhe klasik, ndërsa tani duket se ka vendosur të nisë këtë kapitull të ri të jetës edhe me një look tërësisht të ri.
Fansat në rrjetet sociale kanë reaguar menjëherë ndaj transformimit të tij, ndërsa Ronaldo duket se është mëse i kënaqur me stilin e ri.