Big Brother VIP nis lojën: Emrat misteriozë që priten në dy shtëpitë
Written by radio wave on August 27, 2026
Sezonet e reja të “Big Brother VIP Kosova” dhe “Big Brother VIP Albania” po afrohen dhe bashkë me përgatitjet kanë nisur edhe zërat e parë për personazhet që mund të hyjnë në dy shtëpitë më të komentuara në trojet shqiptare.
Detajet u bënë publike nga gazetarët Agon Rexhepi dhe Elton Tozaj, të cilët gjatë një diskutimi në “Ora7” zbuluan se disa emra janë tashmë në radar, por pa i bërë publikë identitetet e tyre.
Rexhepi tha se gjatë ditëve të fundit ka vënë re disa figura publike pranë ambienteve të Klan Kosovës, duke ngritur dyshimet se vizitat mund të kenë lidhje me përgatitjet për BBVK. Mes personazheve të përfolura është edhe një çift shqiptar që jeton në diasporë dhe gëzon një numër të madh ndjekësish në TikTok.
Çifti, sipas gazetarit, është parë për disa ditë radhazi pranë ambienteve të televizionit, por deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për pjesëmarrjen e tyre.
Surprizat mund të kalojnë edhe nga Kosova drejt Shqipërisë. Rexhepi përmendi mundësinë që një ish-banore e BBVK të jetë pjesë e sezonit të ardhshëm të “Big Brother VIP Albania”.
Ndërkohë, Elton Tozaj zbuloi një tjetër detaj interesant: një ish-banor shqiptar, i cili ka marrë pjesë më herët në versionin kosovar të formatit, ka marrë tashmë një ftesë zyrtare për BBVA. Sipas tij, ftesa është bërë gjatë javës së kaluar dhe informacioni është verifikuar drejtpërdrejt me personin.
Emri mbetet ende sekret, duke e bërë edhe më intriguese merkaton e këtij sezoni. Për momentin, gjithçka mbetet në kuadrin e aludimeve, ndërsa fansat presin zyrtarizimet që do të zbulojnë kush do të përballet me kamerat, nominimet dhe surprizat e dy shtëpive.