Beatrix Ramosaj shpërthen pas sulmeve online
Written by radio wave on September 2, 2026
Beatrix Ramosaj ka reaguar publikisht ndaj një situate që, sipas saj, ka vijuar për vite me radhë dhe lidhet me periudhën e saj të shumëpërfolur me Donald Veshajn.
Këngëtarja ka bërë të ditur se llogaritë e saj në rrjetet sociale janë tentuar të komprometohen disa herë, ndërsa pretendon se fansa të disa personazheve publike kanë krijuar qindra profile false për të marrë informacione rreth jetës së saj.
Sipas Beatrixës, situata nuk është kufizuar vetëm te ajo, por ka prekur edhe familjarët dhe miqtë e saj. Ajo thotë se persona të ndryshëm janë përpjekur t’u drejtohen njerëzve të afërt me të, me qëllim që të zbulojnë më shumë rreth jetës së saj private.

Në një reagim të gjatë, Ramosaj thekson se kanë kaluar më shumë se pesë vite dhe se jeta e saj ka vazhduar përtej asaj historie që dikur mori vëmendje të madhe publike.
“E vërteta është se ju dini vetëm atë që unë zgjedh të ndaj. Jeta ime e vërtetë ka vazhduar bukur edhe jashtë këtij ekrani”, është shprehur këngëtarja.
Beatrix ka zgjedhur një ton të fortë, por njëkohësisht të qetë, duke deklaruar se nuk ndihet më e zemëruar dhe se nuk dëshiron që e kaluara të vazhdojë të përcaktojë jetën e saj. Ajo ka theksuar se zgjedhjet dhe historia e saj i përkasin vetëm asaj.
“Unë zotëroj jetën time. Unë zotëroj historinë time”, shkroi Ramosaj, duke shtuar se nuk ndihet e detyruar t’i japë llogari askujt për mënyrën se si zgjedh të jetojë.
Në fund, këngëtarja u ka bërë një apel të drejtpërdrejtë personave që, sipas saj, vazhdojnë të merren me jetën e saj edhe pas pesë vitesh: të fokusohen te vetja dhe të mësojnë ta duan jetën e tyre po aq sa ajo tashmë e do të sajën.