Cllevio paralajmëron live-in e fundit: “Dua të distancohem nga të gjithë”
Written by radio wave on September 3, 2026
Cllevio ka bërë një deklaratë të papritur në rrjetet sociale, duke njoftuar se sonte në orën 22:00 do të zhvillojë atë që e ka cilësuar si live-in e tij të fundit.
Përmes një postimi, ai ka paralajmëruar ndjekësit se gjatë transmetimit do të flasë për gjithçka që ka ndodhur gjatë periudhës së fundit, duke lënë të kuptohet se do të bëjë një rrëfim të hapur për situatat që ka kaluar.
Por vendimi i tij nuk lidhet vetëm me transmetimet online. Cllevio ka deklaruar se synon të largohet nga rrjetet sociale, të ndryshojë numrin e telefonit dhe të shkëputet nga rrethi i tij shoqëror.
“Dua të distancohem nga të gjithë, se ndoshta jam unë i keqja”, shkruan ai në reagimin e tij, duke shtuar se dëshiron të largohet për një periudhë dhe të marrë distancë nga njerëzit përreth.
Në mesazhin e tij, Cllevio ka falënderuar të gjithë ata që kanë qenë pranë tij për shoqërinë dhe miqësinë, ndërsa është shprehur se me kalimin e kohës do të përpiqet t’ua kthejë të mirat që i kanë bërë.
Postimi ka ngjallur menjëherë reagime te ndjekësit, sidomos për shkak të mënyrës së prerë me të cilën ai ka folur për largimin nga rrjetet sociale dhe shkëputjen nga shoqëria.
Në fund, Cllevio e ka përshkruar këtë si një vendim personal, të marrë nga vetë ai, ndërsa tashmë vëmendja është përqendruar te live-i i orës 22:00 dhe ajo që ai do të zbulojë gjatë transmetimit.