Current track

Title

Artist

OKB-ja drejt një harte të re: Afrika pritet të paraqitet më pranë përmasave reale

Written by on September 4, 2026

Harta që prej shekujsh përdoret për të paraqitur botën mund të pësojë një ndryshim të rëndësishëm. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë për një nismë që synon zëvendësimin gradual të hartës tradicionale të Mercatorit me një model që pasqyron më saktë përmasat reale të kontinenteve.

Një nga çështjet kryesore lidhet me mënyrën se si paraqitet Afrika. Harta e Mercatorit, e krijuar në vitin 1569, deformon përmasat e territoreve, veçanërisht pranë poleve, duke bërë që Afrika të duket shumë më e vogël nga sa është në realitet. Në këtë projeksion, Groenlanda shfaqet pothuajse në të njëjtën madhësi vizuale me Afrikën, ndërsa në të vërtetë kontinenti afrikan është rreth 14 herë më i madh.

Nisma, e mbështetur nga Togo dhe Bashkimi Afrikan, propozon përdorimin më të gjerë të hartës “Equal Earth”, e cila është projektuar për të ruajtur më mirë raportet reale të sipërfaqeve.

Mbështetësit e ndryshimit argumentojnë se mënyra se si paraqitet bota në harta ndikon edhe në perceptimin që njerëzit krijojnë për madhësinë dhe rëndësinë gjeografike të vendeve dhe kontinenteve. Për këtë arsye, përdorimi i një projeksioni më të saktë synon të sjellë ndryshime edhe në arsim, teknologji dhe mënyrën se si hartat përdoren në të ardhmen.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist