Current track

Title

Artist

Xheneta Fetahu përfshihet në aksident në Tiranë: “Moti s’jam tut si sot…”

Written by on September 22, 2026

Alarm për Xheneta Fetahun! Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” ka bërë me dije përmes rrjeteve sociale se është përfshirë në një aksident me makinë në Tiranë.

Ka qenë vetë Xheneta ajo që ka ndarë lajmin me ndjekësit në Instagram, duke publikuar një foto ku duket automjeti i saj me dëmtime dhe gërvishtje të konsiderueshme.

Ajo e ka shoqëruar foton me një mesazh që ka shqetësuar fansat:

“Moti s’jam tut si sot, ishalla mi ka mar krejt t’këqijat.”

Deri në këto momente nuk dihen detaje të tjera rreth aksidentit, ndërsa nuk është bërë e qartë se si ka ndodhur përplasja apo nëse në të kanë qenë të përfshirë persona të tjerë.

Mesazhi i Xhenetës ka bërë që ndjekësit të reagojnë menjëherë, ndërsa të gjithë shpresojnë që ajo të jetë mirë dhe që dëmet të jenë vetëm materiale.

Urojmë që Xheneta të mos ketë pësuar asnjë dëmtim fizik dhe që gjithçka të mbetet vetëm një moment i frikshëm për ish-banoren e “Big Brother VIP Kosova”.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist