Current track

Title

Artist

“Giorgion ma vranë!” Motra e këngëtarit të njohur grek trondit me deklaratën pas vdekjes së tij

Written by on September 22, 2026

Vdekja e papritur e këngëtarit të njohur grek, Giorgos Mazonakis, vijon të jetë në qendër të vëmendjes në Greqi, ndërsa familja e tij ka ngritur pikëpyetje të forta mbi rrethanat e ndarjes së tij nga jeta.

Motra e këngëtarit, Maria Mazonaki, ka folur në emisionin “Proino”, ku ka bërë një deklaratë tronditëse për humbjen e të vëllait.

“Humbja e tij ishte e padrejtë, na dhemb. Giorgio u vra. Ai u vra gjatë gjithë historisë. Këta njerëz shkelën mbi nevojën e tij. Nuk e di se si dhe kur u takua me këta mjekë të veçantë”, është shprehur ajo.

Deklaratat e saj vijnë në një moment kur çështja është duke u hetuar nga autoritetet greke. Dy mjekë të lidhur me klinikën ku Mazonakis iu nënshtrua trajtimit janë vënë në paraburgim, ndërsa ndaj tyre rëndojnë akuza lidhur me vdekjen e këngëtarit. Të dy kanë mohuar përgjegjësinë.

Edhe babai i këngëtarit, Manolis, ka reaguar ditët e fundit për situatën. I pyetur për vendimin për mbajtjen e mjekëve në paraburgim, ai është shprehur:

“Nuk jam në gjendje, nuk mund të flas. Por jam i kënaqur që mjekët po mbahen në paraburgim.”

Giorgos Mazonakis u nda nga jeta më 9 shtator, në moshën 54-vjeçare, pasi pësoi arrest kardiak gjatë një trajtimi me plazmaferezë në një klinikë private në Athinë. Rrethanat e sakta që çuan në vdekjen e tij janë ende objekt hetimi.

Ndërkohë, deklaratat e familjarëve kanë shtuar edhe më shumë vëmendjen ndaj kësaj çështjeje, ndërsa hetimet pritet të përcaktojnë se çfarë ndodhi realisht në momentet para vdekjes së një prej emrave më të njohur të muzikës greke.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist