ZJARRI NË STUDIOT E TOP ALBANIA Radio, RADIO WAVE: SOLIDARITETI NUK KA FREKUENCË!
Written by radio wave on October 23, 2026
Një ngjarje e papritur tronditi Top Albania Radio të enjten, pasi një zjarr përfshiu ambientet e studiove, duke shkaktuar dëme materiale dhe ndërprerë përkohësisht transmetimin. Fatmirësisht, nuk u raportuan persona të lënduar.
Pas ngjarjes reagoi edhe Ledion Liço, i cili shprehu trishtimin për situatën dhe bëri të ditur se ekipi ishte mirë.
Në këtë moment të vështirë, Radio Wave përcjell një mesazh solidariteti për kolegët, duke u uruar rikthim sa më të shpejtë në transmetim.
Sepse përtej konkurrencës, logove dhe frekuencave, na bashkon e njëjta dashuri për radion dhe publikun.
Sot kemi një mesazh për kolegët tanë: në FM mund të kemi frekuenca të ndryshme, por në realitet solidariteti na bashkon në të njëjtën valë!