KAMALA HARRIS, MERR MBESHTETJEN E MUZIKANTEVE PER KANDIDATUEREN E SAJ PER PRESIDENTE TE SHBA
Written by radio wave on July 23, 2024
Pas javësh presioni në rritje nga kolegët demokratë për të hequr dorë nga garat presidenciale të vitit 2024, presidenti aktual i SHBA Joe Biden njoftoi se po bënte pikërisht këtë, pak pasi së cilës ai e kishte zgjedhur per kandidim zv/presidenten Kamala Harris.
Në orët që pasuan, nje numër i pazakontë i anëtarëve të partisë, figurave publike dhe votuesve, ofruan një shtrirje përkrahjeje për fushatën e Kamala Harris me më shumë se 50 milionë dollarë në fonde te mbledhura brenda një dite pasi shpalli kandidaturen. “Në emër të popullit amerikan, falënderoj Joe Biden për udhëheqjen e tij të jashtëzakonshme si President i Shteteve të Bashkuara dhe për dekadat e shërbimit të tij për vendin tonë,” shkroi Harris në një përgjigje publike për lajmin e kandidatures. “Jam e nderuar të kem mbështetjen e Presidentit dhe qëllimi im është të fitoj këto zgjedhje.”
Po ashtu, u bënë pjesë edhe muzikantët. Pas një fushate të dukshme dhe të dokumentuar të yjeve që e ndihmuan Bidenin për një mandat të dytë në muajt e hershëm të vitit 2024, shumë prej tyre u bënë menjëherë të gatshëm për të mbështetur publikisht Harrisin sapo ajo mori kandidaturen. Nga Ariana Grande tek Cardi B dhe John Legend shprehen miratimin e tyre për kandidaturën e Harris, ndërsa Charli XCX theksoi në internet: “Kamala eshte brat.”
Më shumë yje sigurisht pritet të shprehin pelqimin e tyre sapo dita e zgjedhjeve afrohet, ndërsa të tjerë si Jason Aldean, Kid Rock, etj., do të vazhdojnë të inkurajojnë presidentin e mëparshëm Donald Trump si kandidatin e partisë republikane.