SHQIPHOP FEST 3 RIKTHEHET NË DATËN 5 SHTATOR!
Written by radio wave on August 22, 2024
A jeni gati për mbrëmjen më të madhe hip hop të vitit në Shqipëri? Do të mbahet në datën 5 shtator në Sheshin Europa dhe do jetë një festë e vërtetë, plot zjarr dhe performanca të artistëve më në zë Shqiptar si, Buta, Lluni, Blleki,Killua, Bleta Përtace, La Fazani, Addictive, Ges Rabo, etj. Bie në sy edhe rikthimi në koncerte i Big Basta, pas shumë vitesh mungesë, por që daton me fillimin e promovimit të albumit të tij të ri. E nëse nuk të duket mjaftueshëm, surpriza bëhet më e madhe me të ftuarin nga SH.B.A, artistin e shumë hiteve, Rich The Kid. Rapperi nga New York, vjen për herë të parë në vendin tonë, duke e bërë rapperin më të famshëm deri tani, që performon për publikun tonë.
Organizatori Gerhard Veizi thotë se, ka një interesim të madh nga e gjithë Shqipëria për këtë event, pasi përveç rapperave Shqiptarë, Rich The Kid njihet gjerësisht për hitet si “New Freezer”, “Plug Walk”, “Carnival” , etj.
“- Njerëzit po çuditen se si ka mundësi që një artist kaq i madh po vjen të performojë në vendin tonë, bashkë me artistë Shqiptarë dhe çmimi i biletës është i vogël në krahasim me çmimet e biletave në koncertet e artistëve Shqiptarë… Por Shqiphop Fest është për kulturën dhe për rininë tonë, nuk është biznes” – u shpreh Veizi.
Radio Wave do jetë prezente si media partner më këtë event dhe do përcjellë me lajme dhe intervista nga koncerti. Numri biletave është i limituar dhe festa premton të jetë më e çmendur se kurrë më parë, prandaj shënoni datën.
Shihemi në datën 5 Shtator në Tiranë, tek Sheshi Europa!