DI CAPRIO MBUSH 50 VJEC DHE NUK PERMBAHET ME FESTEN E DITELINDJES
Written by radio wave on November 11, 2024
Aktori i Hollywood-it Leonardo DiCaprio festoi ditëlindjen e tij të 50-të. Me këtë rast ai ka organizuar një festë të madhe në rezidencën e tij private në Los Angeles, ku është shoqëruar vetëm nga emra të përzgjedhur nga fama botërore.
Bashkëylli i DiCaprios, Brad Pitt, erdhi në festë, i shoqëruar nga e dashura e tij Ines De Ramon. Përveç tij, të ftuar ishin regjisori Steven Spielberg dhe bashkëshortja e tij Kate Capshaw, si edhe aktori Robert DeNiro, transmeton Indeksonline.
Përveç të gjithëve, DiCaprio u shoqërua nga personazhe të famshëm si Katy Perry dhe Orlando Bloom, Jamie Foxx, Paris Hilton, Mark Ruffalo, Cara Delevingne, Chris Rock, Tobey Maguire dhe Joss Stone. E pranishme ishte edhe familja e Leonardos. Babai i tij, George DiCaprio, solli gruan e tij, Peggy, ndërsa nëna e Leos, Irmelin, solli burrin e saj, David Ward. Në ditën e madhe të aktorit e hijeshoi edhe e dashura e tij 26-vjeçare Vittoria Ceretti, një modele italiane që ka qenë e lidhur me DiCaprion muajt e fundit./Indeksonline/