Current track

Title

Artist

LOREDANA DHE ADEYEMI I JAPIN FUND BEQARISE

Written by on December 23, 2024

Këngëtarja shqiptare Loredana ka i ka dhënë fund beqarisë dhe ka lidhur kurorë me futbollistin gjerman, Karim Adejemi. Lajmi për celebrimin e çiftit është bërë i ditur nga vetë Loredana përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, ku ajo ka ndarë një moment të veçantë nga ceremonia.

Në fotografinë e publikuar, Loredana dhe Adejemi shfaqen duke treguar duar me unazat në gishta, ndërsa këngëtarja ka shkruar: “02.10.2024 💍👰‍♀️ Përgjithmonë”. Kjo datë e rëndësishme tregon fillimin e një kapitulli të ri në jetën e çiftit, që ka vendosur të ndajë dashurinë e tij me botën.

Çifti ka qenë në lidhje për më shumë se një vit, pas konfirmimit të marrëdhënies së tyre në vitin 2023. Karim Adejemi, futbollisti 22-vjeçar, është 6 vjet më i ri se Loredana, por kjo diferencë moshe nuk ka qenë një pengesë për lidhjen e tyre të fortë. Që nga dita që bënë publike romancën, ata kanë ndarë vazhdimisht momente të bukura së bashku në rrjetet sociale, ku shpesh ndajnë foto dhe video nga jetën e përditshme dhe ndeshjet e futbollistit.

Përpara lidhjes me Adejemin, Loredana ka pasur një marrëdhënie të njohur me këngëtarin shqiptar Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik. Nga kjo lidhje, ajo ka një vajzë, Hanën, e cila është pjesë e jetës së saj dhe e rritjes së saj familjare.

Celebrimi i martesës me Karim Adejemi është një moment i rëndësishëm për Loredanën, e cila ka gjetur dashurinë dhe lumturinë me futbollistin, ndërsa fansat e saj kanë shprehur urimet dhe mbështetje për çiftin e lumtur.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist