Current track

Title

Artist

KANYE WEST DHE BASHKËSHORTJA E TIJ, BIANCA CENSORI, LARGOHEN NGA ‘GRAMMY’ 2025 NË NJË SHFAQJE TË PAZAKONTË

Written by on February 3, 2025

Kanye West dhe bashkëshortja e tij, Bianca Censori, lanë ‘Grammy’ 2025 pas një paraqitjeje tronditëse në tapetin e kuq, sipas raportimeve nga Page Six. Sipas burimeve, policia shoqëroi çiftin jashtë pas një shfaqjeje që përpiqej të rikrijonte kopertinën e albumit të West, “Vultures 1”.
Kjo kopertinë paraqiste Censorin e mbuluar minimalisht, një pamje që çifti e përsëriti në këtë ngjarje. Pas daljes nga tapeti i kuq, ata u panë duke lënë Crypto.com Arena dhe duke u futur në një makinë ngjyrë argjendi. Megjithatë, një burim tjetër përgënjeshtroi lajmin për largimin e detyruar, duke theksuar se ata u larguan sipas dëshirës së tyre.

Kanye West ishte i ftuar në këtë ceremoni me rastin e nominimit të tij për “Këngën më të Mirë Rap” me këngën “Carnival” në bashkëpunim me Ty Dolla Sign, por çmimi shkoi për Kendrick Lamar me hitin “Not Like Us”.
Paraqitja e çiftit tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Bianca Censori, 30 vjeçe, kishte veshur një fustan krejtësisht transparent, pa aksesorë dhe pa mbathje, ndërsa West, 47 vjeç, ishte veshur i gjithi në të zeza, duke shtuar një gjerdan të pazakontë dhe grila diamanti. Kjo ishte hera e parë që West merrte pjesë në ‘Grammy’ pas një dekade, pasi ai nuk kishte qenë i pranishëm që nga viti 2015.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist