Current track

Title

Artist

PLASIN NDARJET NË BBVIP PAK DITË PARA SHËN VALENTINIT

Written by on February 12, 2025

Pak ditë më parë, Loredana Brati theu një nga kutitë e emergjencës për të marrë një informacion nga jashtë. Ajo kishte kërkuar që të dinte më tepër rreth raportit mes Jozit dhe Valbonës dhe çfarë ndodhi me ish-banorin pas përjashtimit të tij nga shtëpia.
“Do të doja që në këto ditë, Jozi të më jepte provën që ishte me mua. Fillova të dyshoja që te sjellja e tij. Bravo i qoftë. Nuk kam fjalë. Që kur tha atë fjalën e Danjës, ishte momenti që ta tregonte çfarë ndjente vërtet. Faleminderit Jozi. Që unë gjithë kohës isha me bukë dhe ti me gurë…”, iu drejtua Lori.

E prekur tutje tha: “Atë ndaj Valbonës e prisja. Prisja diçka më shumë ndaj meje. Do vazhdoj këtë rrugëtimin tim. Por sjellja e tij ndaj meje është skandal. Kjo më tregon që nga ana e tij është vetëm lojë. Jozi faleminderit. Kam vënë në rrezik rrugëtimin tim nga ty, por këtë nuk e meritoja. Por ta dish që jam më e fortë se kaq”.
Loredana më pas u pa e përlotur teksa iu bashkua banorëve të tjerë në dhomën e ndenjës. Në një moment, ajo hoqi edhe unazën që shkëmbeu me Jozin në ditën e martesës së tyre në BBVA.

Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania solli emocione të forta dhe tensione në shtëpi, pasi Gjesti për herë të parë pa dhe dëgjoi deklaratat që Xheneta kishte dhënë në ‘Fan Club’ në lidhje me marrëdhënien e tyre të mëparshme.
I ndodhur përballë këtyre deklaratave, Gjesti sqaroi se në lidhjen e tij me Eglin nuk kishte luajtur në asnjë moment, por nëse kjo është kuptuar ndryshe dhe ka shkaktuar dhimbje, ai është i gatshëm të tërhiqet.

Pas kthimit në ‘living’, situata mori një tjetër kthesë emocionale, kur Egli, me lot në sy, i dha dorën Gjestit dhe i tha qartë: “Po tërhiqem unë nga ky raport”, tha ajo.
Ky moment tronditi jo vetëm Gjestin, por edhe banorët e tjerë, të cilët ndoqën me vëmendje këtë ndarje të papritur.
Pas këtyre zhvillimeve, mbetet për të parë se si do të evoluojë dinamika mes tyre dhe nëse ky vendim i Eglit do të jetë i pakthyeshëm.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist