PARASHQEVI SIMAKU I RIKTHEHET MUZIKËS ME NJË VIDEOKLIP TË RI
Written by radio wave on March 11, 2025
Biznesmeni Elton Ilirjani ka njoftuar se artistja e njohur Parashqevi Simaku po i rikthehet skenës muzikore. Lajmi është bërë i ditur përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ku ai ka shpërndarë këngën e ripërpunuar të Simakut, “Jetoj”, në bashkëpunim me producentin muzikor Mar G Rock.
Por surprizat nuk përfundojnë këtu. Sipas Ilirjanit, Parashqevi Simaku shumë shpejt do të publikojë një videoklip të ri, duke konfirmuar kështu rikthimin e saj të shumëpritur nga publiku.
“Premtimi që Flutura do të rikthehej po bëhet realitet. Shumë shpejt një videoklip i sapo mbaruar! Parashqevi Simaku shumë shpejt vjen me videoklipin më të ri të xhiruar dje në New York City!”, ka shkruar biznesmeni në rrjetet sociale.
Ky rikthim shënon një moment të rëndësishëm për artistën, e cila ka lënë gjurmë të thella në muzikën shqiptare me zërin dhe interpretimet e saj të veçanta. Fansat tashmë presin me padurim publikimin e videoklipit të saj më të ri, i cili pritet të rikthejë nostalgjinë e muzikës së saj të paharruar.