Current track

Title

Artist

“PRANK CALLS” RIKTHEHEN NË WAVE BREAKFAST SHOW: VESA LUMA “KAPET MAT” NGA ERGYS BAMCI DHE BIG BASTA!

Written by on September 26, 2025

Pas suksesit të madh të sezonit të parë, rubrika më e ndjekur e më e komentuar “Prank Calls” rikthehet fuqishëm në sezonin e dytë të emisionit “Wave Breakfast Show” të drejtuar nga Ergys Bamci. Por këtë herë surpriza ishte krejt ndryshe nga herët e tjera, sepse bëhej fjalë për një VIP prank, i ideuar me kërkesë të vetë Big Bastës, që vendosi të bëjë shaka me bashkëshorten e tij, këngëtaren Vesa Luma.

Gjithçka nisi si një intervistë e zakonshme radiofonike për të promovuar këngën e re të Veses “Pasoja”, por shumë shpejt pyetjet e Ergysit morën një kthesë krejt të papritur, duke e vënë artisten përballë situatave të sikletshme dhe të papritura. Për herë të parë, Vesa Luma u duk e tensionuar dhe e stresuar nga mënyra se si po shkonte biseda, aq sa gati sa nuk shpërtheu në transmetim.

Ky episod i “Prank Calls” po komentohet gjerësisht nga fansat dhe ndjekësit, duke e konsideruar një nga momentet më të forta dhe argëtuese të sezonit. Ndërsa publiku mezi pret të shohë se cilat do të jenë surprizat e radhës, një gjë është e sigurt: prank-et VIP sapo kanë ngritur nivelin e argëtimit në ekranin radiofonik shqiptar!


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist